Vdes Andrew Strong, avokat i ekipit mbrojtës i Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit në Hagë

Vdes Andrew Strong, avokat i ekipit mbrojtës i Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit në Hagë

Pasditen e kësaj të hëne, është ndarë nga jeta avokati amerikan, Andrew Strong.

Andrew Strong qe pjesëtar i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, njëherit dhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa shprehet i pikëlluar.

”I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

”Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.

”Ngushëllime familjes dhe miqve! Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë që atëbotë Ramush Haradinaj, ishte shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Po ashtu, për ndarjen nga jeta të Strong-ut, janë shprehur të pikëlluar edhe nga ekipi i Fondacionit për Mbrojtjen e Kadri Veselit.

”Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.
Faleminderir për të gjitha, vëlla!”, shkruan Avni Bytyçi.

Related Articles