Assunta Maresca, një ish-modele, e cila fitoi famë kur iu hakmor vrasësit të burrit të saj në Napoli, në moshën 18-vjeçare, dhe u bë bosi i parë femër në klanin e fuqishëm mafioz të Italisë, Camorra, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Maresca, e njohur më mirë si Pupetta, ishte vajza e një tregtari famëkeq të zi. Në mesin e viteve 1950, 18-vjeçare dhe gjashtëmuajshe shtatzënë, ajo gjurmoi Antonio Espositon, bosin e Camorras, që kishte urdhëruar vrasjen e burrit të saj dhe e qëlloi për vdekje, në mes të ditës, në një rrugë në Napoli.
Hetuesit besonin se kishte pasur më shumë se një sulmues në skenë, por e prirë për të vendosur statusin e saj dhe për të mbrojtur pozicionin e saj në botën e krimit të Napolit, Maresca këmbënguli gjithmonë se ajo ishte e vetmja përgjegjëse.
Gjatë gjyqit të saj për vrasje në vitin 1959, ajo i tha gjykatës: “Unë do ta bëja përsëri!”.
Maresca lindi fëmijën e saj në burg dhe pas lirimit, 14 vjet më vonë, u ribashkua me djalin e saj, Pasqualinon. Në vitet pas daljes nga burgu ajo luajti në një film të frymëzuar nga jeta e saj dhe hapi dy dyqane rrobash në Napoli. Por jeta e saj private vazhdoi të ishte e trazuar. Ajo u zhvendos me trafikantin e drogës dhe tregtarin e armëve Umberto Ammaturon dhe ata patën binjakë. Por Ammaturo ishte xheloz për Pasqualinon, i cili kishte ambicie të ngrihej me pozitë në Camorra.
Kur Pasqualino ishte 18 vjeç, në janar 1974, ai shkoi të takonte Ammaturon në një kantier ndërtimi dhe u zhduk. Nëna e tij dyshonte se i dashuri i saj e kishte vrarë djalin dhe e kishte varrosur trupin e tij në çimento. Siç tha në një intervistë më 1995, ajo mori në pyetje të dashurin e saj për t’i treguar asaj se çfarë kishte bërë. Por ndonëse ata u fjalosën ashpër, prioriteti i saj ishte mbrojtja e binjakëve dhe ajo nuk e la atë, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.
Maresca u akuzua më vonë se ishte pas vrasjes së Ciro Gallit, një anëtar i Nuova Camorra Organizzata, një organizatë e formuar nga Raffaele Cutolo, në një përpjekje për të rinovuar Camorran. Në vitin 1982, Maresca sfidoi hapur Cutolon gjatë një konference për shtyp dhe në të njëjtin vit u arrestua së bashku me Ammuturon për vrasjen e Aldo Semerarit, një mjek ligjor dhe neofashist i njohur. Maresca kreu katër vjet burg para se të shpallej e pafajshme.
Vajza e vetme në një familje me katër vëllezër, Maresca thuhet se tregoi tipare të dhunshme si fëmijë dhe sulmoi një shok klase, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Maresca vdiq në shtëpinë e saj në Castellammare di Stabia, pranë Pompeit, pas një sëmundjeje./Gazeta Enigma/