Në media u raportua se ka vdekur Bilall Kqiku, i dyshuari për vrasjen në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars të vitit 2024, i cili duke tentuar t’i shpëtojë ndalimit nga policia është hedhur nga kati i katërt i banesës ku po fshihej.
Kqiku fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e QKUK-së e më pas kishte kaluar në Mjekim Intenziv për trajtim të mëtejshëm.
Kujtojmë se i dyshuari po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.