Gjatë ditës së djeshme një burrë në Prizren ka humbur jetën pasi ra nga objekti ku po punonte.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka rënë aksidentalisht dhe si pasojë e plagëve që ka pësuar ka vdekur.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.