Dhuruesi më i madh i gjakut në botë, plazma e të cilit shpëtoi jetën e më shumë se 2.4 milionë foshnjave, ka vdekur na Australi.
James Harrison “bujarisht” dhuroi plazmën e tij pothuajse 1200 herë nga viti 1954 deri në 2018 dhe njihej si “njeriu me krahun e artë”.
I përshkruar si një humanitar që ishte “krenar” që kishte shpëtuar kaq shumë jetë, ai vdiq në moshën 88-vjeçare në një shtëpi pleqsh, sipas familjes së tij.
Plazma e tij u zbulua se përmbante një antitrup të rrallë i cili më pas u përdor për të zhvilluar ilaçe për të parandaluar vdekjen e të porsalindurve nga sëmundja Rhesus.
Ilaçi, anti-D, u jepet nënave shtatzëna, gjaku rezus negativ i të cilave rrezikon të sulmojë gjakun rezus pozitiv të foshnjës.
Gjatë më shumë se 60 viteve të dhurimit të gjakut, Harrison nuk humbi kurrë një takim, tha Kryqi i Kuq Australian Lifeblood – dhe ai mban Rekordin Botëror Guinness për numrin e dhurimeve.
Kur ndërpreu dhurimin në vitin 2018 për shkak se kishte kaluar kufirin e moshës, ai tha se do të jepte akoma gjak nëse do t’i lejohej.