Vdes djali i këngëtares së njohur

Vdes djali i këngëtares së njohur

Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare.

‘DailyMail’ raporton se Ronnie është gjetur nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Nëna e tij ende nuk ka komentuar për vdekjen e tij.

Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.

Related Articles