Ka vdekur doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sherif Krasniqi.
Lajmi u bë i ditur nga ish-deputeti Zafir Berisha.
Berisha tha se Krasniqi iu bashkua UÇK-së në momentin vendimtar.
“Sherifi si mjek iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke dhënë kontributin e madh në jetësimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit, ku shëroi shumë të plagosur nga zona të ndryshme të Kosovës”, tha ai.
Për vdekjen e Sherif Krasniqit ngushëllime shprehën edhe shumë bashkëluftëtarë dhe personalitete.