Ka ndërruar jetë Zyhra Sallauka, gruaja e cila u bëri konak luftëtarëave të UÇK-së.
Ajo ishte nëna e luftëtarit Skender Sallauka.
Lajmin e ka bërë të ditur Sami Lushtaku, pëmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nëna Zyhrë ishte një grua burrërore, që në vitet më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugës për në Shqipëri dhe anasjelltas, na ka mbajtur në konakun e saj e na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkatdhetarëve tjerë. Do ta kujtojmë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike.Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi ai në Facebook. /Gazeta Enigma