Ish-kryeministri i rajonit të Kaukazit të Veriut të Rusisë, Dagestan, Magomed Abdulayev, ka vdekur pasi u përplas nga një veturë kur po kalonte një rrugë në kryeqytetin rajonal, Makhachkala.
Autoritetet lokale kanë thënë se më 6 janar, 61-vjeçari vdiq në spital disa orë pasi u përplas nga një automjet një ditë më parë.
Një hetim është nisur për vdekjen e Abdulaevit.
Ai drejtoi qeverinë e Dagestanit nga viti 2010 deri në vitin 2013. Para kësaj, ai shërbeu si zëvendëskryeministër dhe këshilltar i liderit rajonal.
Abdulaevi i bashkohet një liste të gjatë që dikur kishin afërsi me presidentin rus Vladimir Putin, dhe përfunduan të vdekur.