Ka vdekur gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci.
Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë. Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në “Zërin e Rinisë”, duke lënë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.
