Unioni i Gjyqtarëve të Futbollit ka njoftuar të mërkurën vdekjen e papritur të Johan Hamel, gjyqtarit të njohur francez.
Ai ka vdekur në moshën 42-vjeçare, pasi pësoi goditje në tru.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në botën e futbollit francez dhe janë të panumërta mesazhet ngushëlluese për familjen që transmetohen përmes rrjeteve sociale.
Hamel ishte të dielën e kaluar si gjyqtar i VAR-it në ndeshjen PSG – Auxerre dhe më 6 nëntor drejtoi Lille – Rennes, ndërsa ishte gjithashtu në detyrë për ndeshjen e Real Madridit ndaj Celticut në “Santiago Bernabeu” më 2 nëntor, në Ligën e Kampionëve.