Pas një sëmundje ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shadije Gërguri.
Lajmin për vdekjen e saj gjykata e ka pranuar nga familjarët e të ndjerës.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani Rama shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë miqëve të të ndjerës Shadije Gërguri.
Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtaren Shadije për punën, profesionalizmin dhe virtytet e larta të saj.
Për ditën e varrimit dhe kohën e mbajtjes së Mbledhjes Komemorative, gjykata do të del me një njoftim të radhës.
Shadije Gërguri ka ishte gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Gërguri ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1991, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003.
Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ajo ushtroi detyrën e Përkthyeses në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, ndërsa nga viti 2004 deri më 2006 ka ushtruar detyrën si bashkëpunëtore profesionale në Prokurorinë Publike Komunale.
Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me datë 01.01.2013 Shadije Gërguri është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të cilën pozitë e ka ushtruar deri në muajin korrik të vitit 2019.
Nga muaji korrik 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.