Vdes i riu që u aksidentua para një jave në Dubravë

Vdes i riu që u aksidentua para një jave në Dubravë

Ka vdekur i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në konfirmim.

Related Articles