Vdes ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë

Vdes ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë

Ka vdekur ish-ambasadori i Maqedonisë së  Veriut në Danimarkë, Naim Memeti.

Memeti ka qenë ambasador i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë në vitin 2014-2018.

Naim Memeti ka lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i dërguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Memeti ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit duke u falur në Xhami.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën (02.04.2022) në varrezat e qytetit, pas Namazit të drekës, ora 13:00.

Related Articles