Ka vdekur në moshën 34-vjeçare ish-futbollisti i Crystal Palace, Oliver Spedding, njoftojnë mediat angleze.
Spedding ishte anëtar i ekipit të të rinjve të Crystal Palace dhe në një moment në vitin 2022, ai vendosi të linte futbollin dhe të hynte në botën e industrisë pornografike.
Ai u bë një aktor i rritur dhe ishte në një lidhje me Sophie Anderson, gjithashtu një aktore e filmave për të rritur.
Shokët e skuadrës i bënë homazhe atij në mediat sociale dhe ai u përshkrua si një “luftëtar në fushë” dhe një “i çmendur me zemër të madhe”.