Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Hilmi Bellanica ka vdekur në moshën 63-të vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi prizrenas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Bellanica ishte pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë në vitet e 80-ta. I ndjeri jetonte me familje në Gjermani që nga viti 1990.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ndërron jetë Hilmi Bellanica
Në Gjermani në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë, ish futbollisti i Lirisë, Hilmi Bellanica.
Bellanica, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fillimishtë ka qenë futbollistë i Progres-exportit, në rininë e hershme, e më vonë i Lirisë.
Ndryshe, ai ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, që në fund vitet 80-ta luante me sukses në ish Ligën e Dytë dhe ate unike.
KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella , me rastin e ndarjes së tij nga jeta, për familjen, bashkëlojtarët e kohës dhe opinionin sportiv.
Varrimi bëhet ditët në vijim, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.
Ai, me familje nga vitet 90-ta jetoi në Gjermani.
Me respekt,
KF Liria
Qemal Krasniqi, kryetar.