Ka ndërruar jetë Agron Sedllari, ish-gazetari i Radiotelevizionit të Prishtinës.
Ai vdiq në Lozan të Zvicrës.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmërojmë familjarët, farefisin, miqtë, shokët e shoqet dhe ish koleget dhe kolegët e të ndjerit (RTP/RTK), se sot më 25 Gusht, në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë në Lausannë të Zvicrës, më i dashuri ynë – vëllai, babai e gjyshi Agron Sedllari”, thuhet në njoftimin mortor të familjes Sedllari.
Tutje familjarët thonë se për detajet e varrimit dhe të tjera do të njoftohen me kohë. /Gazeta Enigma