Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Deçanit, Ismajl Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari aktual i komunës, Bashkim Ramosaj.
Në emër të Komunës së Deçanit, ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan figurën e tij.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ismajl (Tahir) Berisha, ish-kryetar i Komunës së Deçanit dhe një figurë e shquar e jetës kulturore dhe institucionale të vendit tonë.
Në vitet 1981–1983, z. Berisha e udhëhoqi komunën tonë me dinjitet, urtësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Kontributi i tij për zhvillimin e infrastrukturës, arsimit dhe mirëqenies së qytetarëve do të kujtohet me respekt të veçantë.
Ai la gjurmë të thella edhe në historinë kulturore të Kosovës si drejtor i shtëpisë botuese “Rilindja”, duke u bërë zë i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar.
Në emër të Komunës së Deçanit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan figurën e tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
BR