Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Asllan Ahmeti.
Kjo është konfirmuar nga veteranët e Mitrovicës përmes një komunikate. Varrimi do të bëhet nesër në ora 15:00.
“I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në ZOSH, në Brigadën 141, ” Mehë Uka,” prej fillimit të luftës e deri në përfundim, për kontributin e sakrificën e dhënë gjatë kohës kur ishte më se e nevojshme duke u ballafaquar me armikun shekullor. Ne jemi shumë mirënjohës e falënderues”, shkruan ndër tjerash në komunikatë.