Kryetari i ri i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, Muhamet Hoti.
Ai ka shkruar se ikja e Hotit e ka pikëlluar jashtë mase, teksa ka shtuar se kujtimet e rrugëtimit të tyre të përbashkët do te jenë çdo herë të forta.
Kastrati ka publikuar një foto me që ai dhe Fatmir Limaj kishin bërë me të ndjerin ditën kur kishin fituar.
Postimi i plotë:
Lamtumirë i dashur Met!
Më pikëlloj pa masë ikja jote e hershme nga kjo jetë, miku im i jetës, Muhamet Hoti.
Do të jenë të forta kujtimet e gjithë rrugëtimit tonë të përbashkët, në studime dhe më pas!
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë shoqërisë së Metit tonë të ndjerë!
Zoti e shpërbleftë me Xhenet! /Gazeta Enigma/