Ka vdekur kirurgia e parë në Kosovë, Xhika Leku.
Për vdekjen e saj ka shkruar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
ShSKUK-ja tha se Leku ishte një pjesë e rëndësishme e komunitetit mjekësor në Kosovë, duke kontribuar për vite të tëra për trajtimin e pacientëve dhe brezit të kirurgëve, ku me kolegë të tjerë vunë bazat e Kirurgjisë në vend.
“Me dhimbje pranuam lajmin për vdekjen e kirurges së parë dhe të shquar, Dr. Xhika Leku”, ka shkruar në Facebook ShSKUK-ja.
“Ajo ishte një pjesë e rëndësishme e komunitetit mjekësor në Kosovë, duke kontribuar për vjet të tëra për trajtimin e pacientëve dhe brezit të kirurgëve, ku me kolegë të tjerë vunë bazat e Kirurgjisë në Kosovë”.
“Ajo do të kujtohet për kontributin e saj të madh dhe në edukimin e brezave të tërë të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë”.