Komiku Leslie Jordan ka vdekur në moshën 67-vjeçare.
Jordan, i cili njihej mes tjerash edhe për pjesëmarrjen në hit-serinë, “Will & Grace” ka pasur një emergjencë mjekësore pasi që e ka përplasur automjetin e tij për një ndërtesë në Hollivud, sipas TMZ-së.
Jordan së fundmi kishte qenë pjesë e serisë së Ryan Murphyt, “American Horror Story”, dhe serisë “The Book of Queer”.
Ai njashtu kishte qenë fitues i çmimit prestigjioz Emmy, pikërisht për performancën e tij në serinë komike, “Will & Grace”.