Vdes kryeministri i fundit komunist gjerman, Hans Modrow

Vdes kryeministri i fundit komunist gjerman, Hans Modrow

Hans Modrow, i cili si kryeministri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore drejtoi reformat demokratike që i hapën rrugën ribashkimit gjerman, ka vdekur në moshën 95 vjeçare, njofton partia gjermane majtiste “Die Linke”.

“Një natë më parë na la Hans Modrow në moshën 95 vjeçare. Partia jonë humbi një personalitet të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e partisë, si trashëgimtare e Partisë Komuniste gjermanolindore.

Modrow ka thënë se do të ndihmojë ta kthejë Gjermaninë Lindore në demokraci, kur u bë kryeministër për qeverinë komuniste tranzitore më 13 nëntor të vitit 1989, katër ditë pasi u hap Muri i Berlinit që ndau Lindjen dhe Perëndimin e Berlinit për 28 vjet, shkruan Al-Jazeera.

Ai shpalli zgjedhjet e para të lira që në atë që njihej si Republika Demokratike gjermane në mars të vitit 1990, në të cilat ndaloi së qeni kryeministër.

Edhe pse solli reforma, ai u akuzua nga kundërshtarët që u mundua të vonojë ndryshimin politik dhe bashkimit që ndodhi në tetor të vitit 1990. Ai u kritikua që u përpoq ta ribënte sesa ta shpërbënte policinë Stasi të sigurisë.

Modrow u shpall fajtor në vitin 1993 për mashtrim elektoral në zgjedhjet komunale në maj të vitit 1989, por nuk u burgos dhe tha se akuzat ishin politikisht të motivuara.

Ai vazhdoi të shërbente në parlamentin gjerman nga viti 1990 deri në 1994, duke përfaqësuar drejtuesin e Die Linke dhe ishte deputet i Parlamentit Evropian nga viti 1999 deri në 2004.

Related Articles