Ish-futbollisti i njohur holandez, Henk Groot ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Klubi holandez, Ajax e ka dhënë lajmin e hidhur me anë të një postimi në “Twitter”.
“Jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Henk Groot në moshën 84-vjeçare. Ai luajti 305 ndeshje për Ajax-in dhe shënoi 207 gola. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij”, shkruan Ajax.
Groot është një nga legjendat e “Harkëtarëve”.
Ai luajti me Ajaxin në vitet 1959-1970, duke fituar shtatë trofe, teksa më pas u transferua te Feyenoord, ekip me të cilin fitoi titullin dhe Kupën e Holandës.
12 gola realizoi në 39 ndeshje me kombëtaren holandeze ish-sulmuesi i njohur.
Me 207 golat e shënuar me Ajaxin, Groot renditet si golashënuesi i katërt më i mirë në histori.