Vdes motra e heroit Adem Jashari, reagon Haradinaj

Vdes motra e heroit Adem Jashari, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hava Jasharit – Gashi, motrës së komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e përshkroi Hava Jasharin si një nga heroinat e familjes Jashari, e cila përjetoi shumë vuajtje, por gjithmonë mbeti e pamposhtur.

Ai shprehu ngushëllime mbarë familjen Jashari dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.

“Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!” – përfundoi Haradinaj postimin e tij.

Related Articles