Vdes në aksident tragjik motoçiklisti spanjoll Borja Gomez

Vdes në aksident tragjik motoçiklisti spanjoll Borja Gomez

Bota e motoçiklizmit u trondit nga vdekja tragjike e Borja Gomez, motoçiklistit 20-vjeçar spanjoll, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti të rëndë në pistën Magny-Cours në Francë

Ngjarja ndodhi gjatë provave të lira për raundin e tretë të Kampionatit Evropian Stock 1000, ku Gomez garonte për ekipin Honda Laglisse dhe ishte lider i renditjes së përgjithshme.

Sipas raportimeve, Gomez humbi kontrollin e motoçikletës në një kthesë dhe u rrëzua, më pas u godit nga një garues tjetër që nuk mundi të shmangte kontaktin. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë në vend nga plagët e rënda.

Borja Gomez ishte një nga pilotët më premtues të brezit të ri në Spanjë dhe Evropë, me një karrierë që nisi në vitin 2014 në kategorinë Minimotard.

Ai fitoi titullin kampion në Supersport në Spanjë në 2021 dhe ishte nënkampion në Superbike 1000 në 2022. Në vitin 2022 debutoi në Kampionatin Botëror Moto2, ndërsa në vitin 2023 garoi për Fantic Racing në Moto2 dhe udhëhoqi Kampionatin Evropian Stock dhe Kampionatin Spanjoll Superbike.

Related Articles