Portieri i Millwall-it, Matija Sarkiç, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 26-vjeçare pasi u sëmur.
Reprezentuesi malazez i lindur në Grimsby, i cili luajti për një sërë klubesh britanike duke përfshirë Aston Villa, Wolves, Birmingham City dhe Stoke City, raportohet se është sëmurë në një apartament në qytetin e Budvës pasi ishte në detyrë nderkombetare
Miqtë e tij thirrën menjëherë një ambulancë, por ai vdiq rreth orës 6:30 të mëngjesit.
Sarkiç luajti kundër Belgjikës të enjten e kaluar dhe u emërua lojtari i ndeshjes pasi bëri nëntë pritje mbresëlënëse në humbjen 2-0 të Malit të Zi.