Ish-futbollisti i Ajaxit, Jody Lukoki është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare.
Reprezentuesi i Republikës së Kongos, i cili ishte kontraktuar me FC Twente deri në shkurt, ishte në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i ligamentit kryqëzor kur u konfirmua lajmi tronditës për vdekjen e tij.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, njoftojnë mediat e huaja.
Kontrata e Lukokit me Twente u prish në fillim të këtij viti pasi ai u dënua për sulm ndaj të dashurës së tij.
Lukoki fitoi titullin e Eredivisie në secilin nga tre sezonet e tij me katër herë kampionët evropianë.
Ai gjithashtu fitoi katër tituj radhazi të ligës bullgare me Ludogorets midis vitit 2016 dhe 2019.