Vdes në QKUK personi i goditur nga vetura muajin e kaluar në Mitrovicë

Vdes në QKUK personi i goditur nga vetura muajin e kaluar në Mitrovicë

Personi i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje më 31 gusht në Mitrovicë ka vdekur në QKUK, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia përmes raportit ka bërë të ditur se rasti tashm është në procedurë hetimore.

“Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra më 29.09.2025 ka ndërruar jetë.  Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.

Related Articles