Vdes nëna e komandantëve të UÇK-së Ramë dhe Shukri Buja

Vdes nëna e komandantëve të UÇK-së Ramë dhe Shukri Buja

Kumrie Buja, nëna e komandantëve të UÇK-së, Ramë dhe Shukri Buja, ka vdekur.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Shukri Buja, njëherësh edhe ish-deputet.

”Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot më: 18. 02. 2024 vdiq nëna ime e dashur Kumrie Buja. Nënë e dhjetë fëmijëve, shtatë djemëve dhe tri vajzave. Nënë e shtatë djemëve veteranë të UÇK-së (Ramë, Agush, Avdyl, Shukri, Avni, Ruzhdi dhe Lutfi Buja)”, thuhet në postimin e Bujës në ‘Facebook’.

Buja njofton se varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më ora 13:00.

Related Articles