Shkencëtarja kryesore e testimit të vaksinës kineze, Sinovac në Indonezi, Novilia Sjafri Bachtiar, ka vdekur nga COVID-19.
Numri i viktimave nga koronavirusi atje është mjaft i lartë edhe pse vaksina Sinovac është përdorur shumë.
Ministri i ndërmarrjeve shtetërore, Erick Thohir shkroi në Instagram se kjo ishte “humbje e madhe” për kompaninë farmaceutike, BioFarma, e cila merret me prodhimin e vaksinës./Gazeta Enigma/