Vdes një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja teksa po ecte rrugës

Vdes një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja teksa po ecte rrugës

Një burrë i moshës 62-vjeçare ka vdekur në Gjilan, pasi gjendja e tij u përkeqësua teksa po ecte rrugës nga Velekinca për në qytet.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha për Gazetën Enigma se viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, derisa rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.

Related Articles