Një burrë është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë e nga aty në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh të policisë nuk bëhen të ditura arsyet e vdekjes veçse ka nisur hetimi për vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Podujevë 11.10.2022 – 18:40. ”Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKMF dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/