Vdes një burrë në Rahovec, pasi u godit nga një traktor që lëvizte prapa

Vdes një burrë në Rahovec, pasi u godit nga një traktor që lëvizte prapa

Policia ka njoftuar se ka vdekur një burrë në Rahovec pas lëndimeve që mori nga goditja nga një traktor që ishte duke lëvizur prapa.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles