Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime, ku një grua që po trajtohej aty, ka ndërruar jetë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime kanë bërë me dije se e ndjera ishte dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Sinjali mëson se tek i ndjeri nuk janë parë shenja apo lëndime të dukshme.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetimi i vdekjes’.