Vdes një i mitur pasi goditet nga vetura në Shajkovc të Podujevës

Një person është goditur nga një veturë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku  një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Related Articles