Vdes një italian në Vlorë

Vdes një italian në Vlorë

Një shtetas italian ka ndërruar jetën të martë në Vlorë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi në plazhin e Delisufit, ku 41-vjeçari, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shkruan Euronews.al.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles