Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll

Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll

Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar në pyll.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokollisur me traktor”.

“Njësitë relevante kanë dalë ne vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”.

Related Articles