Një 82-vjeçar me inicialet M.G. është djegur sot derisa ishte në një veturë në fshatin Leshan të Suharekës.
Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
I njëjti tha se rreth orës 14:24 vetura e viktimës ishte përfshirë nga flakët. Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përgjegjëse për rastin si: Zjarrfikësit, Emergjenca, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Suharekës dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, si dhe eksperti i zjarreve.
“Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte brenda automjetit të tij ishte përfshirë tërësisht nga zjarri, me atë rast personi i cili kishte mbetur brenda ishte i djegur tërësisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes” .
“Lidhur me rastin në konsultim me Prokurorin është hapur rast “Hetim I vdekjes”. Rasti është duke u Hetuar nga Sektori Rajonal I Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren”, ka thënë Bytyqi.