Vdes një person nga aksidenti në Bresje

Vdes një person nga aksidenti në Bresje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në dalje të autostradës Bresje – Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka deklaruar ai.

Related Articles