Një person ka vdekur derisa ka qenë në fushë.
Viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Ndryshe, vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajk të Prizrenit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar , i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.