Vdes një person nga Ranillugu pasi u rrëzua nga traktori

Vdes një person nga Ranillugu pasi u rrëzua nga traktori

Një person ka vdekur pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit, mesditën e së hënës, raporton Gazeta Enigma.

Rasti ka ndodhur në fsharin Korminjan i Poshtëm të Ranillugut, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Korminjan i Poshtëm, Ranilug 04.10.2021 – 13:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar nga rimorkio e traktorit dhe si pasojë ka humbur jetën. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Related Articles