Një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në një ndërtesë që ishte në punim e sipër, në Bresje të Fushë Kosovës.
Këtë bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”.
“Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.
Burime nga vendi i ngjarjes për Klankosova.tv kanë bërë me dije se punëtori kishte rënë nga kati i nëntë.