Një ushtar i kontingjentit rumun të KFOR-it në Kosovës të hënën e 14 marsit ka vdekur në Prishtinë.
Komandanti i KFOR, Ferenc Kajari, në një adresim ka thënë se vdekja e ushtarit nuk lidhet me kurrfarë konflikti, raporton Gazeta Enigma,
“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Ne zemrën time janë familja dhe miqtë e ushtarit të vdekur dhe me të gjithë kontingjentin rumun në Kosovë”, është shprehur Kajari.
“NATO e vuan humbjen e ushtarit dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe pilotët e vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm”./Gazeta Enigma/