Vdes një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës

Vdes një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës

Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Meje të Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja e lartë për media dhe marrëdhenie me publikun, Vlera Krasniqi, e cila njoftoi se i aksidentuari ka vdekur në QKUK.

“Rreth orës 15:25  në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim.

Klankosova.tv mëson se personi i cili ka vdekur ishte zjarrfikës.

Related Articles