Një i mbijetuar i poliomielitit, i cili jetoi brenda një mushkërie hekuri për 70 vjet, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Paul Alexander, i njohur gjerësisht si “Polio Paul”, u infektua me sëmundjen virale në verën e vitit 1952 kur ishte gjashtë vjeç dhe mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital në Teksas – dhe u zgjua brenda cilindrit metalik ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij.
Një përditësim në faqen e tij GoFundMe nga organizatori i saj Christopher Ulmer thuhet: “Paul Alexander, “Njeriu në mushkëritë e hekurt”, ndërroi jetë dje, raporton Skynews.
“Pasi i mbijetoi poliomielitit si fëmijë, ai jetoi mbi 70 vjet brenda një mushkërie hekuri. Gjatë kësaj kohe ndoqi kolegjin, u bë avokat dhe autor i një libri të botuar”.
“Historia e tij udhëtoi gjerësisht dhe larg, duke ndikuar pozitivisht te njerëzit në mbarë botën. Paul ishte një model i jashtëzakonshëm që do të vazhdojë të mbahet mend”, thuhet tutje në faqen e tij.