Ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare burri i cili ishte goditur nga rrufeja para disa ditësh në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.
Kështu tha zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se viktima ka vdekur mbrëmë rreth orës 20:00.
“Nga QKUK është pranuar informacion se viktima nga fshati Bellacerkë që ishte goditur nga rrufeja, me datën 10.07.2022 rreth orës 20:00 ka ndërruar jetë”.