Vdes punëtori i Postës në Malishevë, policia nis hetimet

Vdes punëtori i Postës në Malishevë, policia nis hetimet

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Malishevës, për vdekjen e të cilit policia ka nisur hetimet.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se viktima është Rr. K, punëtor shumë vjeçar i Postës në Kijevë të Malishevës dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.

Viktima është nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar në këtë qendër nga familjarët e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar sot për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas Policisë për shkak të rrethanave të dyshimta të vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar sot për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti në polici është hapur si ‘hetim i vdekjes’.

Related Articles