Qytetari Ramazan Dushi ka vdekur sot në Spitalin e Kragujevcit në Serbi, kjo pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti që i ndodhi javën e kaluar.
Lajmin për vdekjen e Dushit e kumtoi vëllai i tij, i cili theksoi se për kohën dhe ditën e varrimit të të ndjerit do të njoftojnë me kohë.
“Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri, me pikëllim të madh ju njoftojmë se vëllai i jonë Ramazan Dushi pas një aksidenti javën e kaluar në afërsi të Kragujevcit nuk ka arritur të mbijetojë dhe sot me datën 07.09.2025 ka ndërruar jetë në Spitalin e Kragujevcit. Për ditën dhe kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, ka thënë vëllai i të ndjerit.
Dushi ka jetuar dhe vepruar në Munih të Gjermanisë.