Është ndarë nga jeta specialisti i Mjekësisë Interne dr. Ibrahim Opoja.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, teksa Avdaj është shprehur falënderues për punën e doktorit në Spitalin e Prizrenit.
Postimi i tij i plotë:
Ndahet nga jeta dr.Ibrahim Opoja, specialist i Mjekesise Interne në SP-Prizren
Kurdo që të vdes dua që njerëzit që më kanë njohur të thonë se unë gjithmonë kam shëruar plagë, kam lehtësuar vuajtjet, por se edhe kam qenë rob i detyrës sime fisnike të ndihmoj të sëmuarit.
Përjetësisht falënderues për kontributin e dhënë ndër vite në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren./Gazeta Enigma/